Hyrje » Shërbimi » Ndihma Ekonomike

Ndihma Ekonomike

life_04

Njerëzit të cilët janë të regjistruar në listat e kontratës shoqërore kanë të drejtë për një ofertë të veçantë për të gjitha vizitat e tyre familjare dhe konsultime pa kosto.
Familja duhet:
1 – Nënshkruajnë kontratën e kujdesit familjar
2 – Hidh tarifën e regjistrimit prej 1000 lekë vjetore
3 – Livre deklaratën e komunës së ndihmës sociale

Baza ligjore e perfitimit te Ndihmes Ekonomike

  1. Ligji  Nr. 9355  datë  10.03.2005 “Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore ”.
  2. V.K.M  nr. 787 datë 14.12.2005 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe  të masës së ndihmës ekonomike”.
  3. Udhëzimi   nr. 338/3 datë 10.03.2006  “Mbi zbatimin e V.K.M. 787 datë 14.12.2005  “Për përcaktimin e kritereve,të procedurave dhe të masës së ndihmës ekonomike”.
  4. Udhëzimi  nr. 497 datë 6.03.2006 “Për llogarritjen e të ardhurave që sigurohen nga prodhimi bujqësor dhe blegtoral ”.
  5. VKM Nr.565 dt.09.08.2006 “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë nga rritja e cmimit të energjisë elektrike”VKM Nr. 512 dt.31.05.2006 “Për procedurat e kryerjes së kontrollit të ndihmës ekonomike, të pageses së aftësisë së kufizuar dhe sherbimeve shoqërore.
  6. VKM Nr.617 dt.7.09.2006 “Për përcaktimin e treguesve të monitorimit të programeve të ndihmës ekonomike,  të pagesës së PAK dhe shërbimeve shoqërore.

Ç`farë përmban Ligji Nr. 9355  datë  10.03.2005 “Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore”.
•    Qëllimi i këtij ligji është:

  1. Të përcaktojë ndihmën dhe shërbimet shoqërore për individët dhe grupet në nevojë, të cilët nuk mund te sigurojnë plotësimin e nevojave bazë jetike, zhvillimin e aftësive dhe të mundësive personale dhe ruajtjen e integritetit për shkak të aftësive dhe mundësive të kufizuara ekonomike, fizike, psikologjike dhe shoqërore.
  2. Të zbusë varfërinë dhe përjashtimin shoqëror për individët dhe familjet, si dhe të krijojë mundësi për integrimin e tyre, nëpërmjet sigurimit të një sistemi nderhyrjesh e shërbimesh për përmirësimin e jetesës së tyre.

•    Cfarë kuptohet me ndihhmë ekonomike në kuptim të këtij ligji.

  1. Me “Ndihmë ekonomike” kuptohet mbështetja, në para dhe natyrë, e individëve me status të vecantë dhe e familjeve në nevojë.
  2. Me famijle “të varfëra (në nevojë)”, kuptohen familjet që nuk kanë të ardhura materiale ose monetare, ose i kanë të pamjaftueshme, nga veprimtaria ekonomike, programe të tjera të mbrojtjes shoqërore dhe kapitali.
  3. Me të “ardhura të familjes “ kuptohen të ardhurat e të gjithë anëtarëve të familjes, nga cdo lloj burimi, duke perfshirë dhe ata që përkohësisht jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit. Nuk përfshihen në të ardhurat e familjes pagesat që marrin pjesëtarët e familjes me aftësi të kufizuar mendore, fizike, të verbërit, para e tetraplegjikët, përfitimet e invalidëve të punës, si dhe pagesat për fëmijët e lindur si trinjakë e më shumë.

•    Cfarë kuptohet me pagesë për personat me aftësi të kufizuar, person me aftësi të kufizuar dhe invalidë pune në kuptim të këtij ligji

  1. Me “Pagesë për personat me aftësi të kufizuar” kuptohet pagesa mujore, ne lekë, që u jepet personave me afësi të kufizuar, sipas përcaktimit të këtij ligji.
  2. Me “Person me aftësi të kufizyar PAK” kuptohet individi, të  cilit I është kufizuar aftësia si paspojë e demtimit fizik, shqisor, të intelektit, psiko/mendor, të lindura apo të fituara gjatë jetës nga aksidente, semundje të përkohshme apo të përhershme, të cilat nuk vijnë nga shkaqe që lidhen me punësimin.
  3. Me “invalidë pune” kuptohen invalidët që janë deklaruar të tillë me vendim KMCAP që përfitojnë nga Ligji Nr.7889 dt.14.12.1994 “Për statusin e invalidit të punës”

•    Nga ky ligj nuk përfitojnë:

  1. Shtetas qe banojnë jashtë vendit si emigrantë me përjashtim të personave dhe familjeve të tyre të caktuar me punë praën përfaqësive tona diplomatike dhe organizmave ndërkomëtare.
  2. Azilkërkuesit të cilët nik kanë marrë statusin e azilantit.
  3. Shtetas vendas dhe të huaj, të cilët kanë nevojë për ndihmë emergjente si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe luftrave që përfitojnë nga legjislacioni për emergjencat.

•    Procedura e dhënies së ndihmës ekonomike.

  1. Ndihma ekonomike shpërndahet një herë në muaj me vendim të Këshillit të Njësisë të Qeverisjes Vendore.
  2. Kërkesa për të përfituar ndihmë ekonomike bëhet me shkrim nga Kryetari I familjes dhe nënshkruhet nga të gjithë anëtarët madhore të saj.
  3. Aplikantët paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm tek admonistratori shoqëror praën njësisë së pushtetit vendor.

Këshilli i bashkisë/komunës ka të drejtë të miratojë kritere specifike për të dhënë ndihmë ekonomike me fonde të buxhetit lokal, për familjet me shumë pjesëtarë apo familjet e varfëra.
Këshilli i bashkisë/komunës miraton fondin dhe numrin e familjeve në skemën e ndihmës ekonomike.
Vendos, ne përputhje me legjislacionin në fuqi të drejtën dhe masën e përfitimit të ndihmës ekonomike për familjen si dhe ofrimin e përfitimeve të vecanta të parashikuara me ligj.
Miraton strukturat e institucioneve në vartësi të saj qe merren me shpërndarjen e ndihmës ekonomike.
Për administrimin e skemës së ndihmës ekonomike dhe shërbimeve shoqërore ngrihen struktura përkatëse.


Lini një Përgjigje

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: